Telegrafi

Shilegov: Bojkoti i mësimit i paralajmëruar në Shkup është i motivuar politikisht

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, ka reaguar ndaj nismës në Facebook, për bojkot të procesit mësimor për shkak të ndotjes tejmasë të ajrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, bëhet fjalë për nismë të motivuar politikisht, duke e ndërlidhur këtë nismë me OBRM-PDUKM-në.

Shilegov ka deklaruar se ka të dhëna që nisma ka për qëllim diskreditim të pushtetit lokal dhe atij qendror në luftën kundër ndotjes./Telegrafi/

Lexo po ashtu Paralajmërohet bojkot i procesit mësimor në Shkup për shkak të ndotjes së ajrit