Telegrafi

Shikuesit sërish kanë vënë re një gabim në “Game of Thrones”, tani një shishe e ujit

Episodi i fundit i serisë “Game of Thrones” u shfaq mbrëmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por, edhe në këtë episod ka pasur detaje që nuk iu kanë ikur fansave të këtij seriali të famshëm amerikan.

Një prej tyre është shfaqja e një shishe plastike pranë këmbës së Samwell Tarly gjersa shfrytëzuesit e këtij rrjeti social kanë zhvilluar përsëri teorinë e tërë nëse është lënë apo jo qëllimisht shishja e Coca Colës.

Lexo po ashtu Shikuesit vunë re një gotë të kafesë Starbucks në episodin e fundit të serisë së "Game of Thrones"

“Punë e mirë nga Semwell, unë jam i befasuar që shishe Coca-Cola mbeti në episod”, shkroi një shikues. “Ata do të ngarkojnë përsëri Emilia (Clark),” shkroi një tjetër.

Kujtojmë në episodin e katërt të sezonit të fundit të serisë “Game of the Throne”, u bë një gabim, pasi një filxhan kafeje nga Starbucks u gjet në një skenë të episodit. /Telegrafi/