Episodi i dytë i sezonit të ri të “The White Lotus” ndezi rrjetet sociale me skena të forta dhe dinamika të çuditshme mes personazheve.
Një nga momentet më të diskutuara ishte skena e nxehtë mes Chelsea (Aimee Lou Wood) dhe të dashurit të saj më të madh në moshë, Rick (Walton Goggins).
Marrëdhënia e tyre, e mbushur me pasion dhe diferencë moshe, ka tërhequr vëmendjen e fansave, të cilët komentuan kimikën e tyre të fortë, shkruan DailyMail.
Aimee zbuloi se skena u punua me kujdes me një koordinator intimiteti për ta bërë sa më reale dhe emocionuese.
Ndërkohë, shikuesit mbetën të tronditur nga dinamika e çuditshme mes vëllezërve Saxon (Patrick Schwarzenegger) dhe Lochlan (Sam Nivola).
Saxon shkaktoi neveri te publiku me një moment të sikletshëm gjatë një masazhi, ndërsa Lochlan u pa duke e vëzhguar atë në mënyrë të pazakontë.
Fansat në rrjetet sociale e krahasuan këtë marrëdhënie me një skenar të frikshëm incesti, duke reaguar me komente të forta në X.
Në episod nuk munguan edhe tensionet brenda familjeve të tjera dhe skandale të reja, përfshirë një debat të sikletshëm mes Piper dhe Saxon për jetën e saj personale.
Ndërkohë, një tentativë grabitjeje në resort dhe një performancë e stafit të hotelit i dhanë episodit një dozë shtesë drame dhe tensioni.
“The White Lotus” rikthehet me episodin e tretë të dielën e ardhshme në HBO, duke lënë fansat në ankth për zhvillimet e ardhshme. /Telegrafi/