Telegrafi

Shikueshmëria e televizioneve në Maqedoni, Tv Sitel vazhdon të jetë i pari (Foto)

Agjencia e Mediave në Maqedoni ka publikuar një anketë të bërë me qytetarë për shikueshmërinë e televizioneve në vend nëpërmjet komunikimit elektronik në vend dhe nëpërmjet valëve satelitore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen “Cilin TV kanal e keni shikuar mbrëmë?” qytetarët janë përgjigjur se TV Sitel e kanë shikuar 36,29%, Kanal 5 e kanë shikuar 28,21% ndërsa TVM 1 e kanë shikuar 20,67%. Në vendin e katërt është TV Telma me 19,38% ndërsa Alsat-M e kanë shikuar 13,96%.

Televizionet më të shikuara ndërkombëtare në Maqedoni më i shikuar është Fox, Discovery Channel, National Geographic dhe Sport Klub.

Për fundjavë, TV Sitel gjithashtu është më i shikuar, me 51% ndërsa Kanal 5 me 42,79% dhe TVM me 28,29%.

Kjo anketë nga ASHMAA është realizuar me 2400 qytetarë. /Telegrafi/

Burimi: ASHMAA, Makfax