Site icon Telegrafi

Shikonte Inter-Napoli, arrestohet mafiozi napoletan (Foto)

Ndeshja e Serisë A mes Interit dhe Napolit, luajtur ditën e shtunë në “San Siro”. I ka shërbyer policisë italiane si grep për të arrestuar një nga mafiozët më të rrezikshëm, Roberto Manganiello.

Pasi ka rënë në gjurmët e mafiozit kohët e fundit, policia italiane ka gjetur momentin e përshtatshëm për të vënë në pranga një prej më të kërkuarve. Mangianello, tifoz ultras i Napolit, po shihte ndeshjen në “vilën-bunker” ku dhe jetonte dhe i fshihej policisë, transmeton telesport.

Ai doli të hapte derën për të paguar djalin që solli picat që kishte porositur, por “postieri” ishte një polic, që i vuri prangat.

Për pasojë, një ndeshje futbolli futi në kurth një mafioz (34 vjeç) të rrezikshëm në Itali, që tashmë ndeshjet e Napolit të tij do t’i shohë nga qelia e burgut.

Exit mobile version