Telegrafi

Shikoni videon e festës së ditëlindjes së De Biasit me ekipin kombëtar (Video)

Eshtë publikuar video nga festimet e ditëlindjes së 60-të të trajnerit të kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi.

Në video shihen të gjithë lojtarët krahas kryetarit të federatës, Armand Duka dhe trajnerit De Biasi.

Aty me atë rast u pre edhe torta për De Biasin, me ç’rast nuk u la që pak t’i vihet edhe në fytyrë, shkruan Telegrafi.

Atmosfera në ekip duket e mrekullueshme para duelit ndaj Rumanisë, ku me një fitore do të kompletohej ëndrra. /Telegrafi/