Shkencëtarët janë të pajtimit që shikimi i programeve televizive drejtpërdrejt para seksit ndikon keq edhe te ju, edhe te partneri, si edhe në marrëdhënien e tuaj intime
Njerëzit të cilët kanë televizor kanë gjashtë për qind më pak shanse për seks, ka treguar hulumtimi i ri, të cilin e kanë bërë shkencëtarët e Universitetit Delavare, transmeton Telegrafi.
Hulumtimi ka përfshirë pothuajse katër milionë njerëz nga 80 shtete dhe është zbuluar se si gjatë vitit 2010 personi mesatarisht ka seks tri herë në muaj, ndërsa në vitin 1990 ka qenë pesë herë në muaj.
Hulumtuesit konstatojnë se si zvogëlimi nga gjashtë për qind është ‘vlerësim konservativ’, mirëpo theksojnë që televizioni është i lidhur me jetën seksuale morbiditete’, mirëpo megjithatë vrasësit më të mëdhenj të jetës seksuale janë telefonat e mençur.
“Hulumtimi ynë është bërë në vitin 2010 kur telefonat e mençur nuk kanë qenë aq të përhapur. Në shtetet ku ata janë gjithandej të përhapur, telefonat e mençur janë vrasësit e vërtetë të jetës seksuale”, konstatojnë shkencëtarët.
Hulumtime të shumta kanë dëshmuar të mirat e seksit, nga djegia e kalorive deri te përmirësimi i imunitetit madje edhe deri te ngadalësimi i plakjes.
Për këtë shkak shkencëtarët rekomandojnë që, si edhe në kohët e mira, në mbrëmje të fikni televizorin dhe t’u dorëzoheni lojërave të zjarrta nën çarçafë. /Telegrafi/