Telegrafi

Shikoni trailerin e filmit horror që po konsiderohet si më i frikshmi në dekadat e fundit (Video)

Pas premierës në Festivalin e Filmit të Sundance, filmi i zhanrit horror “Hereditary”, është shpallur ekzorcisti i këtij brezi.

Ai gjithashtu u vlerësua si “filmi më i çmendur horror i viteve të kaluara” dhe u përshkrua si “dy orë tmerri”

Filmi shtrihet në kufijtë e supozimit se ne trashëgojmë disa nga zakonet tona të këqija nga prindërit tanë.

Tony Colette luan rolin kryesor, një grua që lufton me demonët e familjes së saj të re, reale dhe metaforike, pas vdekjes së nënës së Ellen.

Traileri me dy minuta dëshmon se pse audienca në Sandens ishte e tmerruar.

Zogjtë e ngordhur, demonët dhe fëmijët e frikshëm janë vetëm një pjesë e arsenalit që me të vërtetë të frikësojnë.

“Kush do të kujdeset për mua?”, pyet në mënyrë ironike vajza në trailerin e filmit, pas së cilës shton “pasi ti të vdesësh”.

Theksojmë se filmin do të mund ta shohim në ekranet e mëdha të kinemave më 8 korrik të këtij viti. /Telegrafi/