Getoar Selimin e ndajnë edhe disa orë deri në publikimin e projektit të ri.
Kësaj radhe reperi do të sjell këngën e re duke mos bashkëpunuar me askënd për dallim prej herëve të tjera kur krahas tij ishin edhe kolegë të tjerë.
“Berlusconi”, titullohet kënga e re, e cila do të publikohet me videoklip sot rreth orës 19:00.
Reperi tashmë ka bërë publike një pjesë të shkurtër të këngës përmes llogarisë zyrtare në Instagram. /Telegrafi/