Stërvitja e fundit të Barcelona shënoi një përplasje të fortë mes Neymar dhe Nelson Semedo që ka vetëm pak ditë që ka mbërritur në klub.
Po të mos kishin ndërhyrë lojtarët e tjerë do të kishte përfunduar me përdorimin e grushteve.
Më pas Neymar është parë të godasë një top dhe të heqë bluzën duke u larguar nga stërvitja.
Por Neymar është përfshirë edhe herë të tjera në përplasje me lojtarët e skuadrës së tij. Më poshtë një video e sherreve të Neymar. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=SMT2Yk3BZgc