Një kamikaz i organizatës terroriste “Shteti Islamik” vetëm atëherë kur e kuptoi se iu dëmtua vetura nga shtënat që vinin nga forcat irakiane, vendosi ta braktis misionin e tij për të marrë jetë njerëzish.
Videoja e publikuar më poshtë është filmuar në afër Mosulit, ku shihet se si zhvillohen beteja të ashpra në mes ushtrisë irakiane dhe militantëve të ISIS-it, transmeton Telegrafi.
Derisa po i afrohej ndërtesës, ai e kuptoi se ishte cak i shumë snajperistëve dhe predhave të ushtrisë irakiane, dhe një moment kur i dëmtohet vetura, del nga ajo duke vrapuar e shpresuar se nuk do ta paguaj me jetë.
Më pas ushtarët irakianë e godasin me predhë veturën me qëllim që ta shpërthejnë eksplozivin që gjendej brenda i cili ishte dedikuar për sulme kamikaze. /Telegrafi/