Site icon Telegrafi

Shikoni si t’i bartni xhemperët të thurur trash, por që ende të duken joshëse (Foto)

Kjo është mënyra që xhemperët e thurur trashë të duken bukur në trupin tuaj

Moda ndonjëherë na detyron të bëjmë kompromise. Qe se si në mënyrën më të mirë t’ia kaloni dhe të dukeni mirë në xhemperë të thurur trash, transmeton Telegrafi.

Në ditët e dimrit xhemperi është pjesë e obligueshme e kombinimeve ditore.

Aktualisht janë në modë xhemperët e thurur trashë, paksa të mëdhenj, mirëpo shumë të ngrohtë. Kjo rrobë e veshjes është shëtitur nëpër pista të shtëpive prestigjioze botërore siç janë Fendi i Isabel Marant dhe tashmë e “reklamojnë” në rrjetet shoqërore yjet aktuale.

Do t’i gjeni në çdo dyqan, mirëpo tani mbase është koha që t’i merrni kërrabëzat dhe penjtë e leshtë dhe t’i bëni vetes një të këtillë.

Mund të bartet me pantallona, njësoj si edhe me funde, mirëpo megjithatë duhet patjetër të kini kujdes se si e gjitha duket në komplet, t’i përshtatni ngjyrat, materialet dhe t’i qëndroni konsekuent stilit.

Po ju sjellim disa kombinime të cilat mund t’ju inspirojnë.

 

/Telegrafi/

Exit mobile version