Në rubrikën Sfidë në emisionin Thumb në Top Channel, kanë qenë të ftuar fëmijët e këngëtareve të njohura, Orgesa Zaimi dhe Julka Gramo.
Iani (djali i Julkës) dhe Bora (vajza e Orgesës) u kanë bërë disa pyetje të sikletshme Fatmës dhe Aulonës, duke vënë në provë se kush nga gazetaret do të përgjigjej më mirë.
Këtë sfidë ato e kanë marrë me shumë sportivitet pavarësisht se disa pyetje, si për shembull “Si lindin fëmijët, se barku është i mbyllur”, ishin shumë thumbuese.
Një tjetër pyetje e vështirë ishte se “A ekziston babagjyshi”, përgjigjja e Aulonës ishte “Jo”, ndërkohë që Fatma e pohoi.
Më, pas këtë sfidë e fitoi Fatma, ndërsa Aulona humbi sepse “prishi ëndrrën e fëmijëve” duke thënë se babagjyshi nuk ekziston.