Telegrafi

Shikoni si tallet me të dashurën kinse po e braktis (Video)

Mijëra persona kanë kritikuar personat që po tallen në internet me tjerët, për faktin se nuk e dinë se “kur është boll”, dhe këtë gjë më së miri e tregon rasti i një vajze, e cila nuk mund t’i ndalte lotët kur i dashuri i saj bëri gati valixhet pasi “kinse është duke u takuar me dikë tjetër”.

Brad Holmes 24-vjeç nga Southampton, mërziti shumë partneren e tij Jenny Davies 22-vjeçe, me shakanë e tij të pakuptimtë që është klikuar nga mijëra njerëz në Facebook, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar në internet, shfaq momentin kur Jenny futet në dhomën të cilën e ndan me partnerin e saj, i cili mbushte valixhet me rrobat e tij pasi dëshironte të largohej nga ajo.

Nga pamjet dukej qartë se ajo mbetet e shokuar, kur e pyet Brad se pse po largohet dhe përgjigja e tij edhe më tej e rëndon situatën. /Telegrafi/