Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin, kur helikopteri luftarak i puçistëve sulmon ashpër Agjencinë e Shërbimit Sekret turk, gjatë të premtes mbrëma kur edhe u tentua të kryhet një grusht shtet.
Agjencia e lajmeve Anadolu Agency, ka publikuar në profilin e saj në Twitter, momentin kur agjentët e shërbimit sekret mundohen të mbrohen ,kur sulmohen nga helikopteri luftarak që ishte marrë nga puçistët e ushtrisë turke, transmeton Telegrafi.
Edhe pse në video shihet se si helikopteri gjuan pa ndërprerë Shtabin e Përgjithshëm të Inteligjencës, pjesëtarët e saj me çdo kusht mundoheshin të mbrojnë kolegët e tyre, duke qëlluar me armë në drejtim të helikopterit. /Telegrafi/
Crazy footage of the attack against the MIT (Intel Agency) HQ during the coup released by AA #Turkeypic.twitter.com/1IsLdEjsXd
— Michael Horowitz (@michaelh992) July 18, 2016