Sa herë që Koreja e Veriut lason ndonjë raketë, sipas rregullave lajmin e kumton prezantuesja e lajmeve të televizionit shtetëror Ri Chun-Hee, e cila sot dukej shumë e gëzuar dhe këtë gjë e dokumenton videoja e publikuar më poshtë.
E veshur me rroba tradicionale, Chun-Hee edhe kësaj herë nuk arriti të përmbahet dhe ti fsheh emocionet kur tha: “Me vendim të liderit suprem Kim Jong-un, shkencëtarët dhe teknikët e akademisë së Koresë së Veriut, kanë arritur me sukses të lansojnë raketën e re balistike ndërkontinentale Hëasong-14”, transmeton Telegrafi.
Më pas ajo lexoi me vëmendje nga letra çdo shkronjë, kurse kokën në drejtim të kamerave nuk e ngriti deri në fund të lajmit.
Lajmi shfaqet me fotografinë e liderit të ndjerë Kim Il-Sung dhe Kim Jong-Il, kurse përfundon me fotografinë e liderit aktual Kim Jong-un.
Chun-Hee 70-vjeçe ka lindur më 1943, kurse pas përfundimit të studimeve në vitin 1971 filloi punën si prezantuese e lajmeve në televizionin shtetëror. /Telegrafi/