Një pervers ra përtokë para kameras në momentin kur po shkonte të takonte një vajzë 14 vjeçare, të cilën e kishte joshur në rrjet, por që në fakt ishte një grup rojtarësh online.
David Hanson, 45 vjeç, nga Benwell i Newcastle, mbeti i shokuar kur zbuloi se vajza që ai besonte se kishte komunikuar me të ishte në fakt një grup gjahtarësh të pedofilëve online që quhet Dark Justice.
Hanson, i cili për shkak të kësaj ka humbur edhe punën e tij, këmbeu mesazhe me përmbajtje seksuale ditët përpara takimit, në të cilin ai shkoi me një çantë ku kishte prezervativë, pastë dhëmbësh dhe shpëlarëse goje.
Gjykatës së Newcastle iu tregua nga prokurorja Anne Richardson, se si kishte kontaktuar Hanson me profilin fallso të një 18-vjeçareje të quajtur Amanda, të krijuar nga dark Justice në ueb-faqen e takimeve Badoo.
Më 17 korrik të vitit të kaluar, Dark Justice mori një njoftim se Amanda kishte marrë një mesazh nga hanson, i cili i shkruante se punonte si arbitër dhe se vrasësi Raoul ishte “heroi” i tij.
Znj. Richardson tregoi se si u përgjigj grupi vigjilent si Amanda, dhe i tha Hanson se kishte gënjyer për moshën e saj dhe se në fakt ishte 14 vjeçe, transmeton syri.
Hanson këmbeu nr e celularit me Amandën, në mënyrë që të mund të flisnin në “What’s App”, dhe ndërmjet 18 dhe 21 korrikut, ata këmbyen 750 mesazhe.