Telegrafi

Shikoni si reagoi gruaja, pasi ‘merimanga’ ia mori veturën (Video)

Policia në Kinë e ka konfiskuar një veturë, e cila ishte parkuar në një vend të palejuar.

Por, derisa vetura po bartej me rimorkio, pronarja është kapur për pjesën e pasme, transmeton Telegrafi.

Ajo ka refuzuar t’i konfiskojnë makinën e bardhë, duke provuar të ndalojë, por nuk është përfillur nga shoferi i kamionit të njohur edhe si ‘merimangë’.

Në videon e regjistruar ajo shihet duke bërtitur, ndërsa qëndronte sipër pjesës së pasme të veturës, derisa ndalon para semaforit.

Nuk dihet si ka përfunduar kjo ngjarje, me gruan që protestonte në mënyrë të pazakontë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=gsu_r3sAodI