Kryeministri turk Binali Yildirim duke folur për grusht shtetin e dështuar në Turqi, është përlotur teksa ka treguar për pyetjen që nipi i tij ia kishte drejtuar atij.
Yildirim ka thënë se e kishte të vështirë të ia shpjegonte nipit të tij se çfarë realisht po ndodhte në Turqi.
“Nipi im 12 vjeçar më pyeti: Gjysh, a nuk janë këta ushtarët tanë? Përse i vrasin njerëzit? Unë nuk mund t’i përgjigjesha kësaj pyetje”, tha Yildrim.
Në videon më poshtë mund ta shihni kryeministrin turk.
https://www.youtube.com/watch?v=HbacNAu8AP8