Telegrafi

Shikoni si një grup nxënësish rrahin brutalisht një djalosh me prejardhje nga Azia (Foto/Video)

Një grup nxënësish janë filmuar duke rrahur brutalisht një djalosh me prejardhje aziatike, ku edhe dëgjohen duke bërë komente raciste.

Policia ka bërë të ditur se urrejtja racore përbën krim, dhe se dy djemtë të cilët kishin rrahur djaloshin e vetmuar janë arrestuar në Edinburgh të Anglisë, transmeton Telegrafi.

Shumë qytetarë dhe politikanë anglezë kanë mbetur të shokuar me videon e publikuar në internet, ku djaloshi aziatik dëgjohet duke i lutur që ta lënë rehat. /Telegrafi/