Vënia e maskës mbrojtëse në fytyrë te shumica e njerëzve rezulton me mjegullim të syzeve
Në YouTube janë postuar shumë video në të cilat tregohet si ta bëni maskën nga tekstili nga i cili syzet nuk do të mjegullohen.
Sekreti qëndron në shtesën e modeluar për hundë e cila e riorienton ajrin të cilin e nxjerrim nga goja larg nga syzet, transmeton Telegrafi.
Shikoni si mundeni vetë ta punoni maskën e tillë, nuk është e komplikuar:
Është shumë e thjeshtë – merrni një leckë të butë, në të vendosni pak mjete për larje enësh dhe fshini xhamat e syzeve.
Lini që të thahen 15 minuta dhe fshini me leckë mikrofibre.
Në xhama do të mbetet një shtresë mbrojtëse e cila do të mbrojë nga mjegulla.
Kjo është posaçërisht e dobishme në këto ditë të ftohta kur syzet mjegullohen brenda një sekonde pasi që nga vendi i ftohtë hyni në hapësirë të ngrohtë. /Telegrafi/