Në emisionin “Ekopolitik” është publikuar një video, nga një aksident me motor në Peqin.
Në video duket parakalimi i gabuar i motorit, i cili më pas është aksidentuar.
Siç duket në video drejtuesi i motorit pasi ka hyrë në parakalim është përplasur me një automjet që po i vinte përballë, transmeton oranews.
Fatkeqësisht drejtuesi i motorit ka humbur jetën. Aksidenti ka ndodhur para dy javësh, ndërsa videoja u publikua ekskluzivisht në emisionin “Ekopolitikë” me gazetaren Aurora Sulçe.