Armët e rënda të militantëve që ishin kamufluar në konvojin e kamionëve me ndihma humanitare, të dërguara nga OKB në afërsi të qytetit Aleppo të Sirisë janë shkatërruar, dhe e gjithë kjo ngjarje është filmuar nga dronët rusë që po monitoronin situatën në Siri.
Konvoji me ndihma humanitare që ishte nisur drejt qytetit Aleppo, në video mund të shihet se si shoqërohej nga disa vetura ushtarake të militantëve, ka bërë të ditur ministri rus i mbrojtjes, Igor Konashenkov, transmeton Telegrafi.
“Në video mund të shihni se si terroristët, kishin kamufluar veturat e tyre plotë me armë të rënda në mesin e kamionëve që transportonin ndihma humanitare”, ka shtuar ai.
Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur, se konvoji prej 31 kamionëve ishte goditur nga një aeroplan ushtarak, me ç’rast kanë humbur jetën 20 civilë. /Telegrafi/