Telegrafi

Shikoni si Landi i WSF, ushtron “dhunshëm” në palestër (Video)

Landi Hysi, këngëtari i njohur i grupit West Side Family, tash e një kohë nuk po merret edhe aq shumë me muzikë. Ai i është përkushtuar më shumë pasionit tjetër të tij, palestrës.

Këngëtari ka një qendër fitnesi në Tiranë, në të cilin punon tash e disa vite. Ky fitnes frekuentohet edhe nga disa figura të njohura publike, dhe kolegë të tij.

Se ka një trup super të palestruar dhe për t’u marrë lakmi, këtë e ka dëshmuar me kohë. Por së fundmi, këngëtari ka publikuar edhe një video në Instagram, ku shihet se sa me përkushtim bën ushtrimet e palestrës.

Ai shihet tejet i djersitur teksa kryen ushtrimet e kraharorit, duke nxjerrë në pah kështu edhe trupin e formësuar./Telegrafi/