Të shikojmë një ndër mënyrat se si krijohet lëkura vegane
Një fabrikë e vogël në shtetin meksikan Guanajuato ka vendosur të zhvillojë biznesin ekologjik dhe ka “recetën” e vet për materialin gjithnjë e më të popullarizuar, transmeton Telegrafi.
Ky bio-tekstil ndërtohet në tërësi nga lëndët e para natyrale me prejardhje joshtazore.
‘Start-up’ është specializuar në ndërtimin e materialeve të cilat janë të qëndrueshme dhe është e mundshme të riciklohen.
Lëkura vegane prodhohet nga mbetjet organike, ndërsa në vend të parë gjenden mbetjet e pemëve, posaçërisht mangos.
Lëkurët e bërthamës së mangos janë lëndë e parë e kërkuar e siguruar nga burime të ndryshme.
Tretjen e mbetjeve i ziejnë dhe i përpunojnë me ndihmën e baktereve dhe përftohet lënda e parë, e cila sipas shumë karakteristikave është e ngjashme me lëkurën.
Shteti Guanajuato është i njohur edhe për industrinë e këpucëve, ndërkaq ky material është shumë i shfrytëzueshëm për modele të ndryshme të këpucëve.
Ndërmarrësit kanë për qëllim të dalin në tregun ndërkombëtar.
/Telegrafi/