Një zyrtar i lartë i ushtrisë siriane është filmuar me krenari duke ecur dhe numëruar qindra militantë të vdekur të ISIS-it, që ishin shpërndarë nëpër një terren me rërë.
Gjeneral majori sirian Issam Zahreddine, që është një nga figurat kryesore në luftën kundër fraksionit terrorist, shihet në një video të postuar në internet duke numëruar kufomat e përgjakura, transmeton Telegrafi.
Zahreddine është kreu i Gardës elitare të presidentit sirian, që për fokus ka mbrojtjen e Damaskut nga militantët e ISIS-it.
Sidoqoftë, videoja e postuar në internet është filmuar në Deir ez-Zor në pjesën lindore të Sirisë, vend ky që ISIS-i ka filluar ofensiva të ashpra. /Telegrafi/