Në prill të vitit 1977, Muhamed Ali ishte 35 vjeç dhe kishte vetëm gjashtë duele të mbetura.
Ai mori pjesë në një duel provues jo konkurrues ndaj 19 vjeçarit Michael Dokes, i cili dy vjet para këtij dueli i kishte thënë Sports Ilustrated një deklaratë kontraverse.
“Duart e mia janë aq të shpejta sa që nuk mund t’i regjistrojë as kamera… unë i kam thënë Muhamed Aliut: ‘Do të të kap, njeri i moshuar, më mirë e ke të dorëzohesh vet”.
Dhe Dukes nuk e kishte gabim, duart e tij ishin tejet të shpejta, shkruan Telegrafi.
Por, Muhamed Ali ishte edhe më i shpejt.
Dhe reagimi i Muhamed Aliut ishte thjesht i mrekullueshëm duke u tallur me Dokesin në ring i cili tentonte që ta godiste, por nuk ia dilte dot.
Në një moment ai kur edhe e goditi gati për nokaut Dokesin, pas përqafimin në ring, Ali u dëgjua duke brohoritur në publik.
“Më shikoni, po luaj me këtë njeri, më shikoni si po luaj. Unë po luaj!”, u shpreh Ali 35 vjeçar në fund të karrierës.
Shikoni duelin e plotë, situata në fjalë nga minuta 8:35:
https://youtu.be/NeUC-SsQeow