Site icon Telegrafi

Shikoni si imitohet Era Istrefi në programin e njohur të modës në Turqi (Video)

Këngëtarja Era Istrefi mesa duket është kthyer në frymëzim për shumë të rinj, të cilët e preferojnë shumë këngën e njohur “Bonbon” të këngëtares.

Kohëve të fundit na ka rënë shpesh në sy të shohim artistë të rinj teksa këndojnë këngën “Bonbon” nëpër talent show të ndryshëm.

Lexo po ashtu Era Istrefi do marrë nënshtetësinë shqiptare, javën tjetër pritet takimi me presidentin Nishani

Së fundmi, një rast i tillë ka ndodhur në programin e njohur të modës “Gardırop Savaşları” në Turqi.

Në një nga emisionet e këtij formati, konkurrentja Aycan Demirci ka preferuar të vishet në stilin e këngëtares, dhe të imitojë me gjeste Era Istrefin.

Perforomanca e saj është pëlqyer dhe vlerësuar shumë nga juria, të cilët shprehnin simpatinë e tyre duke përshpëritur me njëri tjetrin, dhe më pas duke kualifikuar për në fazën tjetër. /Telegraf/

Exit mobile version