Telegrafi

Shikoni si ia ‘punon’ Eneda Tarifa koleges Soni Malaj (Video)

Këngëtarja e njohur Soni Malaj është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, madje numëron me mijëra fansa në Instagram.

Së fundmi këngëtarja ka publikuar një video ku shihet në studion e inçizimit teksa lexon tekstin e këngës së re për herë të parë, por befas ajo xhirohet fshehurazi nga kolegja e saj, këngëtarja Eneda Tarfia dhe kompozitori Gent Myftaraj.

Në momentin që Soni e ka vënë re këtë gjë ka filluar të qeshë me të madhe edhe ajo.

“Kur e merr tekstin për herë të parë dhe e kupton që shoqnia të ka futur në kurth”, kanë qenë fjalët e këngëtares. /Telegrafi/