Kjo sjellje katastrofale e tifozëve maqedonas si duket nuk i pengoi fare zyrtarëve të BIBL-së të cilët ende nuk kanë reaguar për këtë gjest tejet antisportiv. Mirëpo, kjo nuk është hera e parë, pasi që edhe në ndeshjen kundër Kumanovos basketbollistët prishtinas u fyen dhe u kërcënuan ashpër nga tifozët maqedonas.
E mira e tërë kësaj është që djemtë tanë shpëtuan pa ndonjë lëndim pasi u tërhoqën shpejtë në zhveshtore, mirëpo këto sjellje duhet medoemos të ndëshkohen nga zyrtarët e Ligës Ballkanike dhe për këtë priten dënime të ashpra nga komisionari i ndeshjes. /Telegrafi/