Këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj bie gjithmonë në sy për linjat e saj trupore, kjo pasi ajo tash e disa vite vazhdon të jetë në top formë, dhe mesa duket aktiviteti i madh fizik bën që ajo të mos lëviz kurrë nga pesha e saj.
Së fundmi ajo ka bërë të ditur se jo vetëm ushtrimet në palestër janë arma e saj e fortë. Këngëtarja ka publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram një video ku shihet duke grushtuar ashpër kundrejt kundërshtarit, që në fakt është trajneri që e stërvitë atë.
Sa i përket muzikës, ka kohë që ajo nuk është shumë aktive me realizimin e projekteve të reja muzkore./Telegrafi/