Site icon Telegrafi

Shikoni si e thërret Ronela Hajati Edi Ramën! (Foto)

Këngëtarja Ronela Hajati është ndër më të preferuarat e publikut, dhe padiskutim që projektet e saj të 2016-tës janë pëlqyer në masë të madhe.

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetete sociale, veçanërisht në llogarinë personale në Instagram.

Lexo po ashtu E tmerrshme! Shikoni si duket Ronela Hajati me këtë stil flokësh (Foto)

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një fotografi, përmes së cilës ka treguar se ka qenë e pranishme mbrëmë në “Plaza Event” në Tiranë, pjesë e të cilit ishin edhe shumë figura të tjera publike.

Në momentin që kryeminstri i Shqipërisë Edi Rama ka hipur në skenë për të mbajtur fjalimin, Ronela nuk ka humbur rastin për ta inçizuar, dhe për ta hedhur më pas në Insta Story.

Edi Rama duke mbajtur fjalimin në “Plaza Event”, xhiruar nga këngëtarja Ronela Hajati. Foto nga Instagram Story.

I çuditshëm është përshkrimi që këngëtarja i ka bërë kryeminstrit, pasi ka shkruar në mbishkrimin e fotos: “Xhaxhi Edi uron”.

Mesa duket Ronela ka vendosur që këtë gjë ta thotë me sarkazëm, gjersa nuk është shprehur asnjëherë në publik për bindjet e saj politike. /Telegrafi/

Exit mobile version