Një telefon mobil u bë shkak që një vajzë 15-vjeçe nga Kalifornia të pësoi lëndime të rënda trupore, në momentin kur një djalë e përplasi me fytyrë për betoni me ç’rast humbi vetëdijen për disa sekonda.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur gjatë vikendit të kaluar pranë një shtëpie në Vallejo, ku është filmuar me kamerë amatore, transmeton Telegrafi.
Në video mund të shihet vajza e identifikuar si Holly Wrixon duke u grindur me një djaloshin Morgan Johnson, derisa disa adoleshentë tjerë i kishin rrethuar dhe po vëzhgonin me interesim të madh ngjarjen.
Në një moment Wrixon shihet se si tenton ta godasë me shuplakë në fytyrë Johnsonin, dhe duket se ky veprim e irritoi atë, i cili papritmas e kapë për fyti dhe e përplas për tokë.
Në ato momente ajo humb vetëdijen për disa sekonda, derisa disa shoqe të saj ndërhyjnë për ta qetësuar situatën. /Telegrafi/