Dasma mbretërore e Princ Lekës dhe Elia Zaharias, e mbajtur sot (e shtunë) në Pallatin e Brigadave ka qenë madhështore dhe ka mbledhur emra të mëdhenj mbretërorë, dhe plot figura të njohura publike shqiptare.
Ndër të pranishmit ka qenë edhe këngëtarja Soni Malaj, e cila nuk mund të mungonte në dasmën e shoqes së ngushtë, dikur edhe pjestare e të njejtit grup “Spirit Voice”, Elia Zaharian e cila sot kurorëzoi dashurinë e saj me Princin.
Soni ka publikuar në llogarinë perosnale në Instagram disa fotografi ku shfaqet bashkë me nusen, teksa në mbishkrimin e fotos ka shkruar urimet e përzemërta për shoqen e ngushtë.
“Shumë e lumtur për ty mikja ime. Të trashëgohesh dhe qofsh përjetë e lumtur me princin tënd”, kanë qenë fjalët e saj.
Këngëtarja dukej mjaft elegante me një fustan me shkëlqim, teksa nesër do të paraqitet me këngën e saj më të re në festivalin “Kënga Magjike”. /Telegrafi/