Barbara Palvin grimohet për dhjetë minuta
Manekinia hungareze (25), Barbara Pavlin, e cila ka filluar të merret me modelim si tinejxhere, është edhe më shumë në qendër të vëmendjes pasi që është zbuluar që është zëvendësim zyrtar i Adriana Limas në ekipin e engjëjve, transmeton Telegrafi.
Ndërkohë, kjo bukuroshe ka qenë fytyrë e shtëpive të modës: Chanel, Gas, Peplay, Pink, L’oreal, ishte edhe pjesë e video-tutorialit Elle.
Me më shumëse 12 milionë ndjekës në Instagram, Barbara përdor këtë rrjet shoqëror për ta ndarë kuptimin që ka për humor, duke ofruar një pjesëz të marrëdhënies së saj me të dashurin Dilan Sprouse.
Në tutorialin Elle, Barbara ka arritur të bëjë komplet grimin për të dalë nga shtëpia për vetëm 10 minuta.
Shikoni videon dhe mësoni përse nuk ka përdorur karminin ngjyrë të trëndafiltë, në të cilin në vende jokonvencionale përdor bazën, dhe përse mendon që uji i ftohtë është i domosdoshëm për kurën e fytyrës.
/Telegrafi/