Nëna e dy djemve të cilët po vdesin urie, nuk po mund të ndalë lotët, pasi bijtë e saj kanë kaluar ditë të tëra pa ushqim në qytetin irakian Mosul të rrethuar nga organizata terroriste Shteti Islamik.
Djemtë e saj kur kishin mbërritur në kampin e refugjatëve në Hasansham pranë qytetit të Mosulit, kanë shokuar mijëra njerëz për faktin se kishin humbur shumë në peshë dhe kishin mbetur vetëm kocka dhe lëkurë, ndërsa ajo çfarë është më brengosëse është fakti se ata nuk janë duke u përmirësuar edhe pas trajtimit nga nëpunësit e UNICEF-it, transmeton Telegrafi.
“Është shumë e vështirë për mua, bashkëshortin tim por edhe për ata. Po i shoh se ata tashmë janë të vdekur. Nuk mund ta besojë që janë ende gjallë”, ka deklaruar nëna e tyre gjatë një interviste dhënë BBC Radio 5.
Njëri prej djemve është dyvjeçar derisa vëllai i tij nëntë, por për shkak se nuk kanë ngrënë ushqim për javë të tëra ata në shikim të parë nuk dallohen në moshë.
Në videon e publikuar në internet, mund të shihen djemtë duke qëndruar të shtrirë ku lirshëm mund t’iu numërohen brinjët dhe kockat e gjunjëve. /Telegrafi/