Prezantuesi i njohur Blendi Fevizu është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, kjo është ndër arsyet se pse është mjaft aktiv në to.
Ai është një nga prezantuesit më të mirë në Shqipëri, gjersa këtë profesion e ushtron prej shumë vitesh.
Së fundmi ai ka ndarë me fansat një fotografi në Instagram Story, ku ka treguar se si dukej 26 vite më parë.
Fotografia e shfaq Blendin shumë më ndryshe nga ç’është sot. Ndonëse ishte shumë më i ri vetëm 21 vjeç, dashuria e tij e madhe gjithmonë ishte prezantimi, ngase edhe në atë kohë ishte me mikrofon në dorë.
Fotografia është realizuar në vitin 1990, gjersa një tjetër detaj interesant që e dallon Blendin nga ditët e sotme, është se në atë kohë prezantuesi i njohur kishte flokë. /Telegrafi/