Telegrafi

Shikoni si dukej Aurela Gaçe 23 vite më parë, nuk do ta njihni (Video)

Këngëtarja Aurela Gaçe është një prej zërave më të fuqishëm të muzikës shqiptare.

Ajo shënon disa pjesmarrje të suksesshme në festivale, teksa numëron edhe me qindra trofe të fituara në kompeticione të ndryshme në Shqipëri.

Një nga festivalet më të shpeshta në të cilat është paraqitur ajo, është Festivali i këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Ky festival mbush sot (e mërkurë) 55 vite nga themelimi i tij, teksa Aurela ka kujtuar përmes rrjeteve sociale, një nga pjesmarrjet e saj në këtë festival 23 vite më parë.

Lexo po ashtu Aurela Gaçe

Ajo atëherë dukej më ndryshe, një adoleshente e re me flokë të zeza, e cila i këndon dashurisë.

Aurela dukej vërtet shumë ndryshe nga ç’është sot. /Telegrafi/