Një video që së fundmi është shfaqur në internet, në të cilin shihet procesi largimit të djajve nga vajza 11-vjeçe, ka shokuar botën.
Në video shihet vajza duke u mbajtur për duarsh nga dy gra më të vjetra, derisa procesin e ekzorcizmit e kryen një burrë, për të cilin thuhet se është prift edhe pse në video shihet në rroba “civile”, transmeton Telegrafi.
Gjatë ritualit vajza dridhet dhe bërtet, derisa në një moment shihet duke u rrëzuar në dysheme.
Raportohet se videoja është filmuar në Amerikën e Jugut. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=1q2j0GiXNIE