Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayışman pas romancës dyvjeçare kanë kurorëzuar lidhjen e tyre javë më parë me martesë.
Dasma, ku të pranishëm ishin vetëm familjarët dhe disa miq të çiftit, u mbajt në Los Angeles të SHBA-ve.
Pas një kohe të gjatë që çifti kaloi në Amerikë për muajin e mjaltit, tani janë kthyer në shtetit turk, transmeton Telegrafi.
Pas kthimit, ata janë zhvendosur në një shtëpi të re e cila është super luksoze me një enterier të mahnitshëm dhe me një ballkon që kap një pamje shumë të bukur të Stambollit.
Më poshtë mund t’i shikoni pamjet e shtëpisë së Abazi-Sayisman. /Telegrafi/