Telegrafi

Shikoni se si zjarrfikësit kroatë kalojnë përmes zjarrit

Po vazhdojnë zjarret pranë Vrsin të Trogirit, ku po digjen bimësia dhe pyjet në Kroaci.

Në shuarjen e zjarreve morën pjesë 149 zjarrfikës me 39 vetura zjarrfikëse nga zona e qarkut dhe një dislokim i jashtëzakonshëm nga qarqet Lika-Senj dhe Sisak-Moslavina.

Faqja në Facebook, “Vatogasci – 193” ka publikuar një video nga vendi i zjarrit ku zjarrfikësit nga DVD Marina kalojnë pranë zjarrit.

Shtatë aeroplanë zjarrfikës (2 Canadair dhe 5 Air Tractors) kanë ndihmuar forcat tokësore në shuarjen e zjarreve, raporton index.hr.

Lexo po ashtu Gazetarja kroate po raportonte për zjarret - aeroplani që po ndalte flakët hodhi ujë mbi reporteren

Zjarri dogji bimësi, halorë dhe pisha në sipërfaqen e vlerësuar aktualisht prej 660 hektarë.

Gjatë natës dhe paradites, zjarrfikësit kanë vazhduar në mënyrë aktive shuarjen e zjarrit në Kroaci. /Telegrafi/