Telegrafi

Shikoni se si i vjedh 18 shampanje të cilat i fsheh nëpër rroba (Video)

Në Shën Galen të Zvicrës, një njeri i ka vjedhur 18 shishe të shampanjës Mowt, duke i fshehur në pantallona dhe xhaketë.

Burri që mbetet i paidentifikuar, i ka marrë shishet në karrocë dhe ka shkuar në një skaj, duke menduar se nuk po regjistrohet nga kamerat.

Por, ai është regjistruar teksa ka futur një nga një të gjitha shishet në trup.

Pronari i lokalit e ka paraqitur këtë rast në Polici, në përpjekje që të gjendet keqbërësi. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=MjYfiMN5aYc