Site icon Telegrafi

Shikoni se si VAJI I KANABISIT i SHKATËRRON qelizat KANCEROZE!

Në një raport nga Paul Armentano, punëtor në NORML, kanabionidet mund t’i japin shpresë personave me lloje të caktuara të kancerit. Ky informacion ka qarkulluar për herë të parë qysh në vitin 1974, por rrallëherë që përmendet dikur.

Me 18 gusht të vitit 1974, Washington Post kishte shkruar: “THC e ka ngadalësuar rritjen e kancerit në mushkëri, kancerit në gji etj., si dhe e ka zgjatur jetën e minjve për rreth 36 për qind”, transmeton Telegrafi.

Por, gjatë kësaj kohe titujt kryesorë të gazetave ishin dominuar me skandalin e Nixon dhe Watergate, dhe kjo mund të jetë arsyeja e mungesës së publicitetit të këtij lajmi.

Sidoqoftë, një raport më i vonshëm i publikuar me 3 shtator të vitit 1975 nga Journal of the National Cancer Institute kishte marrë vëmendje të majme. Studimi kishte treguar se Delta 9 THC, Delta 8 THC dhe kannabinoli (CBN) mund ta pengojnë rritjen e tumorëve të caktuar në mushkëri.

Qysh nga atëherë, edhe studimet moderne që merren me temën e kanabisit dhe ndikimit të saj tek personat me kancer kanë deklaruar se fije të caktuara të THC-së janë të afta t’i vrasin qelizat kanceroze, ndërsa qelizat tjera i lënë rehat dhe të shëndetshme, ndryshe nga kimioterapia.

Më poshtë i keni tri video të cilat tregojnë se si molekulat e THC-së i vrasin qelizat kanceroze. /Telegrafi/

https://youtu.be/eGQFAyzMWNg

https://youtu.be/6OhUtL6T6BE

Exit mobile version