Telegrafi

Shikoni se si turisti shpirtmirë heq atletet nga këmba dhe ia falë të varfrit (Video)

Në Guatemalë është filmuar një turist duke hequr atletet për t’ia falur më pas një të varfëri.

Burri që po e vizitonte qytetin Antigua, nuk ka qenë në dijeni se është duke u filmuar kur e ka bërë këtë veprim bamirës, transmeton Telegrafi.

Pasi ia japë atletet, ai i rrahë krahun burrit të ulur në pragun e derës dhe largohet i zbathur.

Nuk dihet kush është ky njeri që kreu këtë veprim, ndërsa fjalët e mira për të nuk mungojnë.

“Ky është një njeri i rrallë, dhe ne duhet të shkojmë hapave të tij”, dhe “pse nuk mund të bëhen ë gjithë njerëzit kaq bamirës”, janë dy nga komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime. /Telegrafi/