Në Guatemalë është filmuar një turist duke hequr atletet për t’ia falur më pas një të varfëri.
Burri që po e vizitonte qytetin Antigua, nuk ka qenë në dijeni se është duke u filmuar kur e ka bërë këtë veprim bamirës, transmeton Telegrafi.
Pasi ia japë atletet, ai i rrahë krahun burrit të ulur në pragun e derës dhe largohet i zbathur.
Nuk dihet kush është ky njeri që kreu këtë veprim, ndërsa fjalët e mira për të nuk mungojnë.
“Ky është një njeri i rrallë, dhe ne duhet të shkojmë hapave të tij”, dhe “pse nuk mund të bëhen ë gjithë njerëzit kaq bamirës”, janë dy nga komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=fCcAEdPDfYM