Telegrafi

Shikoni se si tenisti australian ia lëshoi takimin rusit! (Video)

ATP ka përfunduar hetimet kundër Nick Kyrgios, i cili ka zhvilluar një ndeshje të turpshme në Masters të Shangait kundër Mischa Zverev.

Australiani në disa raste as që është mundur t’i kundërvihej tenistit Zverev dhe kjo ka bërë që të dyshohet se ai ia ka lëshuar takimin rusit.

ATP ka vendosur të pezullojë për tetë javë, përkatësisht deri më 15 janar të vitit të ardhshëm, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, nëse australiani vendos që të vizitojë psikologun, dënimi do të zvogëlohet deri në tre javë.

Gjithashtu u gjobit me 25 mijë dollarë për sjellje jo sportive gjatë të njëjtës ndeshje, ku Zverev triumfoi 2:0, në sete (3:6, 1:6). /Telegrafi/