Site icon Telegrafi

Shikoni se si sulmet ajrore të SHBA-ve, fshijnë nga faqja e dheut pesë baza të ISIS-it (Video)

Disa video të publikuara nga Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, shfaq momente të kryerjes së sulmeve ajrore ndaj objektivave të organizatës terroriste ISIS.

Videoja e parë fillon me sulmet ajrore ndaj një sërë objektesh të ISIS-it, pranë Manbij në Siri të realizuar më 5 korrik, transmeton Telegrafi.

Disa sekonda më vonë, shihen duke u hedhur në erë në të njëjtën kohë pesë objektiva, duke përfshirë këtu ndërtesa që shfrytëzohen si kampe trajnimi dhe një veturë që ishte në lëvizje.

Në videon e dytë, shfaqet sulmi ajror i kryer në Waleed të Irakut, që është kryer më 7 korrik. /Telegrafi/

Exit mobile version