E mbuluar dhe e gjunjëzuar për t’u rrahur me kamxhik në pjesën e pasme të trupit, kjo grua indoneziane është rrahur në publik për faktin se ka pasur marrëdhënie seksuale jashtë martese.
Gruaja e re ishte sjellë para një grupi njerëzisht në Banda Aceh, dhe është detyruar të gjunjëzohet nga dy roje, transmeton Telegrafi.
Një burrë i maskuar vazhdimisht e godiste në shpinë me kamxhik, derisa ajo kafshonte duart e veta nga dhimbja.
Kjo grua gjate gjithë kohës nuk mund të ndalte lotët nga sytë, ndërsa pasi morri dënimin e shqiptuar ajo humb vetëdijen nga kamxhiku, ku edhe dërgohet për trajtim në spital.