Telegrafi

Shikoni se si reagoi gjarpri më helmues në botë pasi e puthi ky burrë

Shumë njerëz kanë frikë nga gjarpërinjtë dhe ndonjëherë mjafton vetëm të mendosh për ta për t’iu kapur paniku.

Nga ana tjetër, ka njerëz që shijojnë shoqërinë e zvarranikëve të rrezikshëm, duke studiuar sjelljen e tyre si Mike Holston.

Ky burrë është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku publikon pamje teksa kryen ndërveprime me kafshët e egra.

Së fundmi ai ka publikuar një video ku luan me një “kobër mbret”.

Jo vetëm që Holston iu afrua rrezikshëm gjarprit, i cili njihet si një nga më helmuesit në botë, por ai e puthi butësisht në kokë! Ai filloi të fërshëllejë, por shkurt, ndërsa i riu buzëqeshi.

“Kobra mbret” është gjarpër helmues i gjinisë Ophiophagus, i cili gjendet më së shumti në Indi dhe Azinë Juglindore. Mund të arrijë një gjatësi prej pesë metrash dhe një peshë deri në nëntë kilogramë.

Ajo nuk ka helmin më të rrezikshëm në botë, por e lëshon atë në sasi të mëdha kur kafshon, gjë që mund të vrasë një elefant ose njëzet persona njëherësh! /Telegrafi/