Në rrjetin social Tëitter ka filluar të qarkullojë një video, ku shihen disa policë francezë në Nice duke dënuar gratë të cilat kanë mbajtur mbulesa në plazh, raporton BuzzFeed.
Gruaja e cila ka filmuar këtë ngjarje e ka përshkruar në detaje rastin, transmeton Telegrafi.
“Ka qenë ora 14:00. Disa policë i janë ofruar rojtarit të plazhit i cili i ka informuar lidhur me katër gra, ku njëra prej tyre po mbante në kokë mbulesë. Policët menjëherë kanë kërkuar nga ato të dalin nga uji, ku më pas fillojnë t’ua shqiptojnë një tiketë. Dhe pasi ua kanë shënuar dënimin, i jam ofruar grave ku njëra prej tyre nuk mund të ndalte lotët”, ka shkruar autorja e videos që dëshiron të mbetet anonime.
Autorja e videos, gjithashtu ka shkruar se si njëra prej grave nuk kishte pasur mbulesë, por është paralajmëruar nga policia se në të ardhmen mund ta presë fati i njëjtë me atë të mikeshës së saj.
Lidhur me këtë dënim që ka bërë bujë të madhe ka folur edhe zëdhënësi i policisë në Nice, i cili ka konfirmuar lajmin se gruaja me mbulesë në plazh është dënuar. /Telegrafi/
Voici la vidéo des deux jeunes filles se faisant sortir de l’eau par la police à #Nice06 Sans porter de burkini… pic.twitter.com/NoY6i6V7bK
— Feiza Ben Mohamed (@FeizaK) August 22, 2016
Nouvelle vidéo de la chasse aux femmes voilées à #Nice06 Saison 1 / épisode 2 #BurkiniGate pic.twitter.com/XJNKTh2Rdk
— Feiza Ben Mohamed (@FeizaK) August 23, 2016